Ora News - Arrestohet Dekani i Universitetit të Elbasanit dhe shefja e Departamentit të Gazetarisë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas arrestimi të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Humanë në Universitetin e Elbasanit, shefes të Departamentit të Gazetarisë, pedagoges dhe katër personave të tjerë, Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedimin penal.

Procedimi penal është regjistruar për veprën penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal datë 20.09.2017, për veprën penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 245/1 paragrafet 1 dhe 2 të K.Penal.

Ky procedim është bashkuar edhe me procedimin penal nr. 1702 të vitit 2017 për veprat penale të ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 245/1 në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, të regjistruar gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori.

Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan.

Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, është arritur të krijohet dyshimi i bazuar në prova se nga ana e disa shtetasve dhe profesorëve të Universitetit ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan, janë kryer veprime që inkuadrohen në veprën penale të ?Ushtirmit të ndikimit të paligjshëm ndaj eprsonave që ushtrojnë funksione publike? parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-regjistron-procedimin-penal-pedagoget-e-universitetit-te-elbasanit