Report TV - Ekstradimi i bujshëm/ 16 akuzat ‘bombë’ të Izet Haxhisë kundër Berishës

2018-05-15 0

Gjatë viteve dhe muajve të fundit, Izet Haxhia ka artikuluar 16 akuza të rënda në adresë të Sali Berishës. Akuzat konsistojnë në vrasje, zhdukje njerëzish, akte terroriste, organizim të kryengritjes së armatosur, bashkëpunim me terroristë, lidhje me UDB jugosllave etj.

Ish-truproja i Sali Berishës ka rrëfyer detaje, duke pretenduar se është dëshmitar kyç në ngjarjet më të rënda, të cilat kanë shënjuar pluralizmin shqiptar, ku si protagonist shfaqet Berisha, por edhe aktorë të tjerë të jetës politike dhe mediatike në Shqipëri. Akuza më e rëndësishme e Izet Haxhisë në adresë të Berishë ka të bëjë me vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia pretendon se Berisha fshihet pas vrasjes së Azemit, ndërsa ka artikuluar shumë detaje, të cilat janë anashkaluar nga drejtësia e atëhershme, që gjykoi dosjen për vrasjen e shekullit. Më pas Haxhia thotë se me urdhër të Sali Berishës, ka qenë zbatues i skenarit të grushtit të shtetit në 14 Shtator të ?98. Izet Haxhia ka akuzuar gjithashtu Sali Berishën se ka urdhëruar hapjen e depove të armëve në ?97, për të armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut.

Një akuzë e tillë, është pranuar nga vetë Berisha në prill të vitit 2017, me pretendimi se ka hapur depot për të vendosur një balancim veri-jug si dhe për të ndihmuar me armë UÇK. Haxhia ka akuzuar ish-kreun e SHIK-ut, Bashkim Gazideden, i cili me dijeninë e Berishës, ka urdhëruar torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, për shkak se sipas tij, Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.