Ora News - Zbulohen dokumentet e prokurorisë që u grabitën dje nga postieri

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbulohen dokumentet e prokurorisë që u grabitën dje nga postieri.

Bëhet fjalë për akte ekspertimi për drogën dhe raporte mjekoligjore.

Në një reagim të ditës së djeshme pak orë pas grabitjes prokuroria doli në një prononcim për median për të nënvizuar se përmbajtja e akteve të marra nuk cënon hetimin për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.?

Por në një reagim gjatë pasdites deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti dyshime se posta e grabitur mund të kishte lidhje me cështjen hetimore në ngarkim të kreut të bashkisë apo edhe trafikun e drogës nga porti i Durrësit.

Alibeaj: A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet portit të Durrësit?

Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10.30 të 8 majit, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë cantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qëndore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit Pranvera.

Autorët, që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë. Me grabitjen e kësaj të marte shënohet rasti i dytë i ngjashëm pas atij në ndodhur në Tiranë në vitin 2004.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbulohen-dokumentet-e-prokurorise-qe-u-grabiten-dje-nga-postieri