Gazetari i Shqiptrarja.com Adriatik Doçi ishte i ftuar sot në Report TV për të komentuar ekstradimin e Izet haxhisë nga Turqia në Shqipëri.
Edhe ne gazetarët kemi patur një fije dyshimi meqë ishte larg Shqipërisë. Por ardhja e tij tregon se të gjitha akuzat e tij janë serioze dhe mund të kthehen edhe në dëshmi në muajt në vijim.
Haxhia e ka akuzuar Berishën për disa vepra të rënda penale.
Doçi përmendi disa prej tyre:
1.Urdhëri për të hapur depot e armatimeve më 1997, një akuzë e tillë është pranuar edhe nga Berisha, që ka kërkuar hapjen e depove për aryse politike që i ka shpjeguar.
2. Torturimi dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha.
3. Planiu për të vrarë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, që ishte bahskëpunëtori më i ngushtë i Berishës.
4. Plani por të vrarë ish-ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj.
5. Akuza për planifikimin e një atentati ndaj ambasadës amerikane.
6. Bomba te zyrat e Sorosit në Tiranë.
7. Bomba te VEFA.
8. Akuza për Shkëlzen Berishën se ka karrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes për trafik droge.
9. Vrasja e Azem Hajdarit. Sipas Haxhisë, Berisha e nxori Hajdarin në pritë.
10. Grushti i shtetit me 1998 sipas Haxhisë u organizua nga Berisha.