Ora News - Berisha: Rama-Tahiri kanë vënë në hipotekë kokat e tyre

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

sh-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se marrëdhënia midis kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Tahiri, është ajo tipike mafioze, duke renditur disa dosje që sipas Berishës, ia di Tahiri, Ramës.

Berisha: Marrëdhëniet midis tyre janë marrëdhënie tipike të kockave mafioze që vënë në hipotekë kokat e tyre. Edi Rama, skllav i informacioneve dhe dosjeve që Tahiri ka për të që nga dosja Xibrakës. Olsi Rama ka kaluar mbi 5 herë kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës. Ekzistojnë kilometra biseda të Edi Ramës me grupin e Xibrakës që Saimir Tahiri i ka të gjitha. Tahiri di se kush e urdhëroi dhe kush i dha platformën e kanabizimit të Shqipërisë.

Di kush çonte valixhet me euro tek Edi Rama. Tahiri di kush urdhëroi që të fshihet urdhër-arrestin Mark Frrokut, Tahiri di kush urdhëroi për t'i çelur shtegun në Kroaci të Arben Frrokut. Saimir Tahiri di kush urdhëroi lirimin e Bardhok Pllanës kur e ndaloi policia në Laprakës. Tahiri di për Edi Ramën pothuajse sa di Rama për veten. Tahiri di se ç'bëri Rama me killerin e Luiza Xhuvanit. I di të gjitha këto.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-rama-tahiri-kane-vene-ne-hipoteke-kokat-e-tyre

Free Traffic Exchange