Ora News - Gjosha shtyn pritshmëritë për negociatat: Vendimmarrja më e mundshme në dhjetor

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka më shumë shanse të marrë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me BE në muajin dhjetor.

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në studion e lajmeve të Ora News u shpreh skeptike për dhënien e vendimit në qershor, pasi sipas saj shtetet e BE janë të pozicionuara dhe janë shprehur në lidhje me vendin tonë.

Gjosha: Është e vështirë, është shumë e vështirë. Ndoshta jo e pamundur. Unë do të shihja më me optimizëm ndoshta dhjetorin, fundit e vitit, sesa qershorin. E shoh se është pak vonë dhe vendet kanë filluar të pozicionohen.

Gjosha tha se qeveria duhet të jetë bindëse dhe serioze pasi vendet anëtare të BE-së duan të shohin rezultate konkrete dhe jo propagandë politike, ndërsa sipas saj opozita ka qenë konstruktive, ka lobuar pro hapjes së negociatave.

Gjosha: Besoj që kur bëhet fjalë për procesin e integrimit duhet të jemi bashkë. Nëse nuk janë të gjithë aktorët ky është një proces që bëhet i pamundur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjosha-shtyn-pritshmerite-negociatat-vendimmarrja-me-e-mundshme-ne-dhjetor