Report TV - Me gishta mbi telajo, teknika e veçantë e piktorit të ri

2018-05-15 2

Ura që më ndante mua dhe pikturën ishte peneli që unë kisha në dorë. Emocionet që unë ndieja përbrenda nuk mund ti shprehja me një gjë të huaj dhe pa jetë siç ishte peneli. Për këtë arsye mora vendimin ta flakja penelin dhe ta ndjeja pikturën që në momentin qe përzieja bojrat në duar dhe më pas me këto duar të krijoja veprat e mia dhe të jetoja me to. Ishte ky fragment që lexova nga piktori i ri Amarildo Ruçi, arsyeja pse unë ndodhem në këtë studio.