Stop - Berat, abuzon seksualisht mbesen e mitur të gruas, autori i lire! (08 maj 2018)

2018-05-15 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-176-sezoni-3-2/

Një e mitur 15-vjeçare ka denoncuar në emisionin ?Stop? sesi është abuzuar seksualisht nga burri i hallës. Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.

?Në Janar të vitit 2015, Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që të iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi?.

Ajo rrëfeu se prindërit nuk i dhanë leje, ndërsa xhaxhai pranoi vetëm nëse do t?i shoqëronte bashkëshortja e Resmiut, pra halla e denoncueses. Por ajo nuk i shoqëroi, pasi i shoqi i tha që nuk kishte vend në makinë. U nisën për në Rinas dhe mbërritën 1 orë e gjysmë para se të zbriste avioni i klientes që do të merrnin, ndaj dhe ai bëri xhiro me makinë në autostradë.

?U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi te shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Fjeta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiut, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë ?mos trego?. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë, sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu?.

Por kjo histori nuk do të mbetej këtu. Më datë 27 Korrik 2017 Resmiu shkoi në shtëpinë e saj, duke përfituar që familjarët ishin larguar dhe ndodhej vetëm i ati, që është i sëmurë mendor, me pretendimin se do ta merrte të miturën për të ndihmuar të bijën e tij me disa punë shtëpie. Por gjithçka ishte gënjeshtër dhe ai abuzoi sërish seksualisht me mbesën e bashkëshortes në makinë, duke i lidhur duart...