Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autorët e grabitjes së postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit mesa duket nuk kanë arritur të marrin asnjë material që do të cënonte ndonjë hetim. Prokuroria e Durrësit duke konfirmuar grabitjen thotë se përmbajtja e akteve që iu grabitën postierit të organit të akuzës nuk klasifikohet si sekret shtetëror.
?Duam të theksojmë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.?
Prokuroria thotë se po kryen veprime hetimore me përparësi për rastin në bashkëpunim me policinë e Durrësit. Megjithëse prokuroria thotë se nuk ka dokumenta që cënojnë hetimin, burimet e Ora News bën me dije se me këtë praktikë poste lëvizin dy lloj materialesh ose nga shërbimi Informativ shtetëror ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.
Por në një reagim gjatë pasdites deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti dyshime se posta e grabitur mund të kishte lidhje me cështjen hetimore në ngarkim të kreut të bashkisë apo edhe trafikun e drogës nga porti i Durrësit.
Alibeaj: A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet portit të Durrësit?
Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10.30 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë cantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qëndore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit Pranvera.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-e-durresit-grabitjen-e-postierit-nuk-kishte-materiale-sekret-shteteror