Ora News - Rimbursimi i barnave, Vasili: Lista u miratua natën në fshehtësi

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë për listën e re të barnave të miratuar ditët e fundit.

Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së dhe ish-Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, sistemi shëndetësor është tronditur që në themel pasi sipas tij qeveria po i dënon të sëmurët me invaliditet.

Vasili: Qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe një pjese të tyre iu është lejuar vetëm trajtimi i fëmijëve, për barna të caktuara që kanë të bëjnë me artritin, reumatizmin, sëmundje kronike të cilat shkaktojnë invaliditet me kalimin e kohës dhe kjo gjë është bërë vetëm e vetëm sepse paratë që shpërdorohen me konçensione në shëndetësi, nuk kanë mundësi më të mbështesin listën e barnave.

Kjo shëndetësi sot është përfundimisht tronditur në themelet e saj, në kolonat që kanë të bëjnë me integritetin e shërbimit spitalor, në integritetin e shërbimit parësor që ishte palca dhe shtylla kurrizore e sistemit, i cili është kthyer në një sistem çfarëdo pa asnjë vlerë, pa asnjë peshë, të një shëndetësie e cila nuk flet më asnjë fjalë për sistemin epidemik të vendit, një shëndetësie e cila vetëm bën shoë-n e rradhës me një medikament siç bëri kryeministri me herceptinën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rimbursimi-i-barnave-vasili-lista-u-miratua-naten-ne-fshehtesi