Shtëpia iu shkatërrua nga përmbytja e tre viteve më parë, por edhe sot e kësaj ditë çifti i të moshuarve, Qemal e Resmie Aliaj, nga fshati Ferras i Fierit, jeton në çadër pa asnjë kusht minimal për jetën. Sikur të mos mjaftonte vërshimi i Vjosës në 2015 edhe në përmbytjet e fundit, familja Aliaj u bë pre, të cilës iu shkatërrua çdo gjë që i kishte shpëtuar nga përmbytja e 2015.
Dhe sot çifti i të moshuarve jeton në mëshirën e fatit, pa asnjë përkujdesje nga shteti. Çifti i të moshuarve jetuan me muaj të tërë në çadër me shpresë që qeveria do ti dëmshpërblente dhe do t?u rregullonte shtëpinë. Por edhe pse kanë kaluar 3 vite, akoma nuk është bërë asgjë.