Llogaridhënia e qeverisë zhvendoset në Laç - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ka paralajmëruar ndryshime në politikat fiskale për bizneset me xhiro deri në 8 milionë lekë, të cilat paguajnë 5% taksa. Gjatë takimit në Laç, kreu i qeverisë tha se kjo masë merret në mënyrë që biznesi të tregohet më i ndershëm në deklarime.



?Nuk ka asnjë biznes i vogël në Shqipëri që bën xhiro aq sa deklaron. Gënjejnë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Nuk jemi ata që po shtrëngojmë më të dobëtit. Ne do të rrisim pragun nga 8, midis 120 130 140 dhe paguan po 5%. Lopa për t?u mjelë është tjetërkund, është biznesi i madh që fshihet pas të voglit?.



Në takimin me qytetarët, shefi i qeverisë vuri theksin tek investimet në infrastrukturë, duke theksuar se projektet madhore i përkasin veriut të vendit.



?Një gjë do i them maskarenjve që i bien daulles veri-jugu. Programi 1 miliardë për rindërtim ka 4 projekte. Janë 3 nga 4 projekte që do ndërtohen të gjitha brenda këtij mandate dhe janë në pjesë veriore. Ndërkohë që i vetmi për jugun është rruga nga dalja e Vlorës deri në Llogara, që është më pak i kushtueshëm. Janë më shumë se 75% e fondit që shkon nga TR e lartë. Kjo është maskarenjtë që i bien kësaj daulle?.



Një masë për të ulur tarifat në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, atë të Rinasit, sipas kryeministrit është ndërtimi i aeroportit të Vlorës.



?Rinasi është kontratë koncesionare. Çmimet e Rinasit ulen duke ndërtuar një aeroport tjetër. Nëse Rinasi është me tarifat më të lara në gjithë Ballkanin, ne duam një aeroport me tarifat më të ulëta të Ballkanit?.



Rama pranoi se mbetet ende shumë për të bërë, por theksoi se nuk ka të krahasuar me momentin kur socialistët morën pushtetin, kur u përballën me një gropë qindra miliona dollar borxhe ndaj kompanive private.

Free Traffic Exchange