Ora News - Rama habitet kur i kërkon Drejtor, infermieri: Nuk kalojnë rrogat pa firmën e tij!

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk mund të dëgjosh shpesh që një punonjës të kërkojë me patjetër të ketë një shef mbi kokë, por një infermier i Laçit i shprehu shqetësimin Kryeministrit se prej një muaji spitali i Laçit ishte pa Drejtor.

Rama e mori me të qeshura kërkesën e tij, por ai e sqaroi Kryeministrin se pa firmën e Drejtorit nuk kalonin rrogat e tyre.

Qytetari: Jam infermier në spital të Laçit, ka një muaj që e kanë hequr Drejtorin dhe akoma nuk e kanë sjellë.

Rama: Ou, ke hall kë do të kesh Drejtor ëëë?

Qytetari: Jo nuk është hall. Nuk jemi në hall do të thuash ti për rrogën, atë rrogë që marrim ne, është halli se nuk kalon ka firmën e Drejtorit rroga, nuk është zor i madh me gjet një Drejtor. E kanë grabitqarët që i ke këtu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-habitet-kur-i-kerkon-drejtor-infermieri-nuk-kalojne-rrogat-pa-firmen-e-tij