Pharmactive, tani edhe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Pharmactive?, kompania farmaceutike turke hap përfaqësi në Shqipëri.
Një nga emrat më të njohur në industrinë farmaceutike në Europë, e lakuar edhe për kërkimet shkencore të saj, me qendra të posaçme të zhvillimit dhe kërkimit, ?Pharmactive? ofron një gamë të gjerë produktesh.
Krijuese e gati 150 barnave gjenerike, nga sot kompania turke ofron për Shqipërinë 19 produkte farmaceutike në 13 fusha trajtimi në Shqipëri.
Me hapjen e përfaqësisë së saj kjo kompani do të ofrojë për mjekët dhe farmacistët në Shqipëri barna që sot eksportohen në 35 vende, veçanërisht në vendet e BE-së.
Në ceremoninë e hapjes së zyrës në Shqipëri, ?Pharmactive? u vlerësua jo vetëm nga mjekë e farmacistë, por edhe nga studiues e kërkues në fushën e mjekësisë.
Në inagurimin e përfaqësisë në Tiranë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se "Pharmactive" është partnere me disa kompani të cilat prodhojnë ilaçe në hapësirën ndërkombëtare e që na siguron për cilësinë e produkteve që ofron. ?Shpresoj që kompania të jetë një shpëtim për të gjitha sëmundjet e shqiptarëve", tha ambasadori turk.
Edhe zëvendëspresidenti i "Pharmactive", Levent Selamoglu, siguroi se ky emër i njohur i farmaceutikës ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm në fushën e barnave bioteknologjike, që sot janë të domosdoshme në fusha të ndryshme terapeutike për mjekët, farmacistët dhe pacientët.
Ndërsa drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Alma Skënderaj theksoi se mbërritja e këtyre produkteve farmaceutike në Shqipëri është një lajm i mirë për të gjitha depot,farmacitë dhe pacientët shqiptarë.
Burim Latifi, drejtori i përgjithshëm për Shqipërinë theksoi se ndihet me fat që zyra e ?Pharmactive? në Shqipëri do të jetë zyra e parë e hapur jashtë Turqisë dhe se ai do të jetë menaxheri i parë i saj. Zyra e përfaqësisë në vendin tonë do të funksionojë edhe si një zyrë rajonale për Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje Herzgovinën dhe Serbinë. ?Zgjerimi në rajon vjen nga Shqipëria?, theksoi drejtori Latifi.
?Pharmactive? premton se do të ndihmojë edhe në punësim, ashtu sikurse kompania mëmë Saya Group që numëron më shumë se 2000 të punësuar aktualisht.