Ndeshja Vllaznia-Kamza do të jetë një finale e vërtetë për mbijetesën. Nesër në mbrëmje, në ?Loro Boriçi? do të përvijohen ndjeshëm fatet e të dyja skuadrave në Superiore.
Kuqebluve u duhet patjetër fitorja, ndërsa kamzalinjve u bën punë edhe barazimi. Kjo për shkak se skuadra e Julian Ahmatajt ka për momentin dy pikë më shumë se Vllaznia. Në Shkodër e dinë se është ?ora e së vërtetës?, çka e pranon edhe trajneri Ernest Gjoka