Sherr me thika para Presidences, 4 te plagosur

2018-05-15 0

Katër studentë mbetën të plagosur pas një sherri për një vajzë, mesditën e së martës në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në kryeqytet, në troturarin pranë pallatit të Kongreseve dhe selisë së Presidencës.

Policia e Tiranës u njoftua nga kalimtarë të rastit dhe efektivë të Gardës së Republikës. Jurgen Lleshi 18 vjeç, kushëriri i tij Feliks Lleshi 18 vjeç, Klajdi Dumi 19 vjeç dhe Klajdi Marku 19 vjeç, janë të plagosurit.

Këto janë edhe momentet kur të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë nga policia në vendin e ngjarjes. Si shkak të ngjarjes, policia tha se ka shërbyer një konflikt i një dite më parë mes një prej të plagosurve dhe autorit. Ky i fundit, sipas hetuesve, është identikuar por për shkak të hetimit emri i tij nuk jepet.

Një prej të plagosurve dyshohet se ka ngacmuar një ditë më parë të dashurën e autorit dhe konflikti ka vijuar edhe këtë të martë. Burime nga hetimet thanë se autori qëlloi fillimisht njërin prej të rinjve, ndërsa të tjerët u plagosën në tentativë për të ndarë konfliktin.