PD padit Ramën në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka paditur ne prokurori kryeministrin Edi Rama dhe dy ministret e arsimit dhe shendetesise per 2 vepra penale; shpërdorim detyre dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Per me tepër, opozita i është drejtuar prokurorisë me kërkesën per pezullimin e Edi Rames nga detyra e kryeministrit se bashku me ministret Nikolla e Manastirliu, pasi mund te prishin provat e pengojnë hetimin. Sipas opozitës, kërkesa e ministrive te arsimit dhe shendetesise per t?u marre numrin e kartës se identitetit prindërve dhe pacienteve është antikushtetuese.

 

?Informacioni i kërkuar; emër, mbiemër, numri i kartës së identifikimit, adresa e e-mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna personale të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues.?

 

Per opozitën i vetmi qellim i qeverise është mbledhja e te dhënave per t?i përdorur per zgjedhje duke shkelur kështu edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR qe kërkojnë t?i jepet fund abuzimit me burimet shtetërore.



?Të gjitha të dhënat, edhe email-et që janë dërguar me urdhër dhe em porosi nga kabineti i kryeministrit, na bëjnë të mendojmë që është ideatori është Edi Rama i gjithë kësaj skeme. Ai po ushtron detyrën e tij si kryeministër, duke e shpërdoruar atë për të marrë të dhëna personale për të bërë identifikimin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, për ta përdorur për arsye elektorale të Partisë Socialiste në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.?

 

PD ka sjelle ne vëmendje se prokuroria është i vetmi institucion ku mund te ngrihet kjo problematike, pasi tashme edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Larte janë jo funksionale.