http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi ashpër Këshillin e Lartë të Drejtësisë që refuzoi të shkarkonte tre gjyqtarët, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.
Pas këtij qëndrimi, Ministrja e Drejtësisë e konsideroi vendimin një pjesë të zezë të historisë së KLD-së.
?E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë?.
Ministrja e drejtësisë u shpreh më tej se vazhdimi i vetingut është një motiv edhe më i fortë për të spastruar sistemin nga të korruptuarit.
?Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t?u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.?
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas Ministrisë së Drejtësisë shkeli ligjin në procesin e ekstradimit per Alket Hatine, i cili ishte dënuar me 20 vite burg ne Itali, por qe ne shkallen e pare u lirua dhe me pas u arratis.
Gjyqtari i Fierit Ergys Selmani sipas Ministrisë, vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes për Liljana Rukën e cila u vra më pas nga bashkëshorti i saj, ndërsa ai i administratives se Vlorës kishte mbi 200 vendime te pazbardhura ne kohe.