http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me rehabilitimin e molit në liqenin artificial në Tiranë, shumë shpejt ky park do të kthehet në një vend ku do të zhvillohen aktivitete të shumta të sporteve ujore.Për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, puna e bërë në këto dy vite, e ka kthyer liqenin artificial në një hapësirë të frekuentueshme për të gjithë qytetarët.?Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat. Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ?White Flag?, që e ka certifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër?.Kryebashkiaku tha se tashmë moli është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes.?Nëse përveshim mëngët dhe me të njëjtin zell siç transformuam këtë hapësirë dhe gjithë mikrohapësirat rreth këtij liqeni, do të vijojmë të punojmë me Tiranën, atëherë ditët më të mira i kemi përpara. Kjo hapësirë këtu, në thelb është një gjilpërë e vogël në trupin e madh të Tiranës. Mjafton vetëm të shohim këtë hapësirë dhe kuptojmë se si mund ta transformojmë qytetin. Mjafton vetëm të bëjmë një xhiro në rrjetin e ri të biçikletave, të vrapit apo shtigjeve ku kanë filluar të ecin njerëzit, për të kuptuar se qyteti është produkt i këtyre ndërhyrjeve të vogla?, tha Veliaj,Veliaj falënderoi vullnetarët e Kryqit të Kuq, për kontributin e dhënë në shumë nisma të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës.