Dëshmon në Prokurori shoferi i Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pasi kuvendi njoftoi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve për lënien e mandatit te deputetit nga Saimir Tahiri, Prokuroria është vene ne lëvizje duke ballafaquar dëshmitë. Prokuroret e krimeve te renda qe kane ne duar çështjen, thirren per te dëshmuar shoferin e ish-ministrit te brendshëm.Gentjan Caka u është përgjigjur pyetjeve te hetuesve lidhur me gjetjen e shumes prej 863 mije eurosh dhe te patentave te Tahirit ne makinën e biznesmenit Orest Sota. Ai ka thëne se dokumentet i kishte harruar ne makine, ndërsa shuma e konsiderueshme i përkiste biznesmenit. Kjo është hera e dyte qe Caka jep dëshminë e tij lidhur me çështjen Tahiri.Me herët ne Prokurorinë e Krimeve te Renda u mor ne pyetje edhe vete Orest Sota, i cili mbajti te njëjtin qëndrim ashtu si edhe Caka lidhur me patentat dhe 863 mije eurot.Nuk dihet se si do te procedoje me tej Prokuroria pas marrjes se dëshmive, nëse do te arrestoje ish-ministrin apo do ta hetoje atë ne gjendje te lire.Saimir Tahri dorëzoi pak dite me pare mandatin e deputetit, duke deklaruar se do te përballet me organin e akuzës si qytetar i lire. Ai hetohet prej muajsh nen dyshimet per përfshirje ne grupin e trafikut te drogës te drejtuar nga vëllezërit Habilaj.