Ora News - Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD: Ditë e zezë. Reagon dhe Presidenca

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ditë e zezë për drejtësinë" e quajti Ministrja e Drejtësisë ditën e djeshme kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 3 gjyqtarët e propozuar nga ministrja për shkelje.

Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. "

Gjonaj tha se gjyqtarët kishin kryer shkelje të rënda

Gjyqtarët që s'u shkarkuan

Gjyqtari i gjykatës së Durrësit Petraq Curri i cili urdhëroi lirimin e Alket Hatisë i kërkuar nga shteti italian për trafik droge

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani i cili dha vendimin per urdhrin e mbrojtjes qe nuk e mbrojti dot Liljana Ruken nenen e dy femijeve

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.

Per gjyqtarin Ken Dhima

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-e-drejtesise-sulmon-kld-dite-e-zeze

Free Traffic Exchange