Luleshtrydhet janë frutat tipike të sezonit aktual, aroma e tyre dhe shija e ëmbël janë të pazëvendësueshme, por a e dini se këto fruta kanë një sërë të mirash qoftë për shëndetin ashtu edhe për bukurinë?
Luleshtrydhet përmbajnë një nivel të lartë vitamine C dhe ngrënia e 5 luleshtrydheve është e barabartë me ngrënien e një portokalli.
Konsumi i rregullt i luleshtrydheve mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër. Ky frut po ashtu ruan shëndetin e trurit, plakjen e tij dhe forcon kujtesën. Luleshtryshet ndihmojnë lëkurën që të jetë më elastike, luftojnë rrudhat, largojnë puçërrat, pikat, zbusin lëkurën. Për të luftuar rrudhat, mund të përgatisim një maskë me luleshtrydhe.
Sugjerohet që njerëzit të blejnë luleshtrydhe organike për të siguruar një rrezik më të ulët të pesticideve. Konsumimi i tepërt i kaliumit mund të jetë i dëmshëm për njerëzit veshkat e të cilëve nuk janë plotësisht funksionale. Nëse veshkat tuaja nuk janë në gjendje të heqin kaliumin e tepërt nga gjaku, kjo mund të jetë fatale.