Ora News - Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD: Ditë e zezë

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD-në. Ditën e djeshme kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 4 gjyqtarët e propozuar nga ministrja për shkelje. Ditën e djeshme Etilda Gjoni e quajti ditë të zezë dhe akuzoi KLD se dështoi në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve duke u kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personal të gjyqtarëve në dëm të interesit publik"

Etilda Gjonaj: "Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. "

Gjyqtarët që s'u shkarkuan

Gjyqtari i gjykatës së Durrësit Petraq Curri i cili urdhëroi lirimin e Alket Hatisë i kërkuar nga shteti italian për trafik droge

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani i cili dha vendimin per urdhrin e mbrojtjes qe nuk e mbrojti dot Liljana Ruken nenen e dy femijeve

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.


Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministrja-e-drejtesise-sulmon-kld-dite-e-zeze

Free Traffic Exchange