Çfare perfiton Shqiperia nga negociatat? Bushati: Nuk presim thesin me Euro

2018-05-15 8

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati raportoi sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar për raportin e KE që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Mimi Kodheli, se çfarë përfiton konkretisht Shqipëria nëse votohet hapja e negociatave, ministri u shpreh se askush nuk pret që problemet do të zgjidhen menjëherë.

Bushati u përpoq ta shpjegonte këtë proces me shembullin e një futbollisti, që bën nxemjen përpara se të hyjë në fushën e lojës.

"Vendi do të duhet të përmbushë standarde më të larta. Tani do të kemi vetëm përpjetë. Ne besojmë që në momenti që vendi do ulet në trryzën, do t'i krijohet mundësia si një sportisti që të futet në fushën e nxemjes. Dhe në moment merr dhe trajtohet me kurat e nevojshme në mënyrë që të aftësohet në fushën e lojës.

Nuk do të ndodhin gjërat me magji të nesërmen, por gradualisht duke u përgatitur vendi do të ketë mundësi për më shumë akses në fondet e BE. Kemi disa programe që quhen programet e Europës, ku institucione të ndryshme paguajnë një biletë hyrëse. Por me avancimin e vendit në këtë proces, shtioet gama e programeve ku individë të ndryshëm mund të jenë përfitues", u shpreh ministri i Jashtëm.

Bushati theksoi gjithashtu se procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim, do të thotë përgjegjësi e shtuar e qeverisë dhe politikës shqiptare në tërësi, duke shtuar se gjërat nuk do të zgjidhen me magji.

"Ky do të jetë një proces përfitimesh i dyanshëm jo i lehtë. Askush prej nesh nuk ka iluzionin që të nesërmen do na vijë një thes me Euro, ku secili fut pinin dhe gjërat do na zgjidhen si me magji", tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Free Traffic Exchange