Rama: Brenda muajit hapet kantieri per Rrugen e Arbrit

2018-05-15 0

?Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit i cili do të fillojë dhe nuk do të ndalë më puna deri kur të ketë përfunduar e gjithë rruga. Kjo do e bëjë Dibrën një zonë të integruar dhe do të çelë një potencial shumë të madh për zhvillimin e agro-turizmit në gjithë atë krah që lidh Tiranën me Dibrën?.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në ditën dytë të zhvillimit të turit të llogaridhënies për qytetin e Lezhës.

Rama prezantoi nga qyteti i Lezhës projektet e qeverisë për zhvillimin rajonal në qytetin e Lezhës.

?Lezha ka potencial të madh për tu trajtuar dhe zhvilluar. Në Janar kishim mbledhjen e qeverisë dhe morëm vendime të rëndësishme, ku duhet të sjell në vëmendje vendimin për agroturizmin me synimin për zhvillimin e tij. Qeveria do të miratojë edhe një paketë të veçantë në ditët në vijim, duke krijuar lehtësia fiskale, duke nxitur investimet në agroturizëm?.

Gjithashtu kreu i qeverisë foli edhe nisjen e punimeve për rrugën Milot- Balldren.

?Rruga Milot-Balldren që është pjesë e programit do të fillojë deri në muajin Shtator, besoj brenda parashikimeve nëse të gjitha gjërat shkojnë siç duhet?.

Rama tha se puna do të vijojë njësoj, si për Veriun dhe Jugun.

?Për të gjithë ata që bëjnë atë teorinë e tmerrshme të ndarjes mes Veriut dhe Jugut dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme dhe hileqarë të na lenë ne atë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun. Po ju them që, pjesa më e madhe e programit 1 milardë dollarë për rindërtim është nga Tirana, e lart. Përfshin tre vepra madhore, të cilat i takojnë Veriut.

Ndërkohë që me e programin 1 miliardë do të ketë vetëm një aks që do të financohet në pjesën e poshtëme, që ështëga dalja e Vlorës, deri në tunelin e Llogarasë", tha Rama.

Free Traffic Exchange