Report TV - Vrasje apo vetëvrasje? Ende mister djegia e kosovarit në Fushë-Krujë

2018-05-15 0

Vdekja e kosovarit 61-vjeçar Xhafer Osmani vijon të qëndrojë e mbuluar nga misteri, pasi deri në daljen e rezultateve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, policia dhe prokuroria e Krujës, vijojnë të mbetet të ndara në qëndrime, duke mos përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje me paramendim.

Hetimet kanë nisur për vrasje, por ekzistojnë dyshime të forta se Xhafer Osmani, ka shumë gjasa të jetë vetëvrarë. Gjatë verifikimeve të kryera në dobi të zbardhjes së kësaj ngjarje, është arrestuar shtetasi Besnik Shehaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjendur një pushkë, të cilën e kishte fshehur në dhomën e gjumit.

Ai ka pretenduar se armën e mban në shtëpi, qysh prej vitit 1997, pasi banon në një zonë problematike siç është Fushë-Kruja. I arrestuari Shehaj ka qënë një nga personat e dyshuar si autor i këtij krimi, pasi rezulton se ka marrë një bidon me benzinë në karburantin ?Eri?, ku ai është larguar me vrap, por pas verifikimeve dhe pyetja e personave të tjerë, ka rezultuar se ky person nuk ka lidhje me djegien e Kosovarit Xhafer Osmani.

Ndër të tjera gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se në banesën e tij ndodhej dhe bidoni me benzinë i mbushur tek karburant ?Eri?, të cilin ai e kishte blerë për motorin. Pavarësisht kësaj Besnik Shehajt i është komunikuar urdhëri I arrestit, për akuzën e ?Armëmbajtjes pa lejë?.

Lidhja intime
?Shqiptarja.com? mëson se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër. Një burim nga policia i tha ?Shqiptarja.com? se në dijeni të kësaj lidhje të fshehtë ka qënë burri i saj, i cili ka vendosur ta refuzojë gruan e tij.

Por që më pas besohet se Xhafer Osmani ka hyrë në negocim me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: ??aman pranoje se mua s?do më shikosh më, se do zhdukem??. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.