Report TV - Pasuria e dyshimtë, gjykata nuk konfiskon pronat e Fatmir Kajollit

2018-05-15 3

Lirohen nga sekuestroja 24 pasuri në emër të Fatmir Kajollit dhe familjarëve të tij. Vendimi për lirimin e pasurive të bllokuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është marë javën e kaluar nga Gjykata, e cila ka refuzuar kërkesën e akuzës për të konfiskuar dhe kaluar në administrim të shtetit, 26 pasuri të Kajollit dhe familjarëve të tij.

Trupi gjykues i Gjykatës për Krime të Rënda ka refuzuar të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë për konfiskimin e pronave, duke bërë që 24 nga 26 pasuri të sekuestruara t'i kthehen sërisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak në Fier Fatmir Kajolli.

?Shqiptarja.com? mëson se dy nga pasuritë që gjykata ka pranuar t?i konfiskojë Kajollit, janë vetëm dy kompanitë ?Citadella? dhe ?Aba 2011?, që të dyja këto kompani me aktivitet tregtar të pezulluar. Ndërsa për sa i përket pronave në bregdetin e Semanit dhe vende të ndryshme të Fierit, të gjitha pasuritë janë liruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kajolli njihet si një biznesmen me precednetë penale i dënuar në itali dhe Shqipëri, dhe që kohët e fundit ka qënë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier, duke mbrojtur interesat e Partisë Republikane.

Free Traffic Exchange