Ora News - Hila: Përveç 'Tahirit', gropë për shqiptarët vjedhjet prej 800 mln eurosh

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi i "Arena" Dritan Hila i ftuar në "Tonigh Ilva Tare" në Ora News, thotë se përveç çështjes 'Tahiri', thotë se gropa e madhe për shqiptarët janë abuzimet me fondet shtetërore prej 800 milionë eurosh.

Hila: Tahiri nuk ka mbetur shumë çfarë të diskutosh si erdhi deri në këtë pikë. Është një lojë kulisash. E vërteta është dhe unë kam bindjen se Tahiri nuk e ka kanabizuar vendin, nuk kishte fuqi politike, pavarësisht se kishte një ministri nën urdhrat e tij, për të mos thënën nën kthetrat e tij. Kishte kontroll total në Ministrinë e Brendshme. Nuk mund ta kanabizonte vendin. Nuk jam aq i sigurt se ndërkombëtarët kanë qenë në një rrymë. Një pjesë e tyre mendonte se për krizën ekonomike që kishte Shqipëria për mungesë projektesh mund ta shtynte përmes një kanabizimi të kontrolluar. Nuk ka qenë në një frymë unike. Kur panë përmasat që mori, veçanërisht në 2017 ku pati rritjen e madhe. Ishte kanabisi i magazinuar. Në qoftë se duhet të na marrin seriozisht perëndimorët, nuk është çështja Tahiri, ka një raport të KLSH që thotë janë 800 mln euro abuzime me fondet shtetërore, ka një raport të Bankës Botërore që thotë 28% të tenderave bëhen në mënyrë të drejtpërdrejt. Kjo është gropa e madhe e shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hila-pervec-tahirit-grope-shqiptaret-vjedhjet-prej-800-mln-eurosh