Ora News - Bulevardi i ri, nisin punimet në segmentin e dytë, 1.6 km përfundojnë në fund 2018

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nis ndërtimi i segmentit të dytë të bulevardit të ri që do te jetë i aksesueshëm fillimisht vetëm për këmbësorët. Gjatësia e segmentit të dytë dhe të tretë është 1.6 km dhe punimet në të do të përfundojnë në fund të këtij vitit, ndërsa i gjithë bulevardi do të përfundoj në mesin e 2019.

Punimet për segmentin e dytë të bulevardit të ri kanë nisur.

1.6 km do të përfundojnë në fund të këtij viti, ndërsa projekti në total që shkon deri në Paskuqan pritet të pëfundoj në mesin e vitit 2019.

Fillimisht, segmenti i dytë do të jetë i aksesueshëm vetëm për këmbësorët. Kur të përfundojë dhe segmenti i tretë që bën dhe lidhjen me rrugën "Siri Kodra" do të akssohet edhe për kalimin e automjeteve.

Ilda Qazimllari, Dr.Investimeve të Huaja, Bashkia Tiranë: Pjesa e segmentit të dytë të bulevardit prej 450 metrash më në fund është i aksesueshëm për njerëzit. Nuk do ta bëjmë të aksesueshëm për makinat për arsye sepse duke mos pasur destiancion përbën një rrugë me rrezik për të bërë thjesht xhiro. Do ta hapim për makinat bashkë me segmentin e tretë, kur të mbarojnë punimët. Trafiku do të kalojë nga "Siri Kodra", përgjatë bulevardit dhe në momentin që kemi në proces investimin tjetër rruga lidhëse me "Jordan Misja", do të bëhet dhe një miniunazë dhe kalimi i trafikut edhe tek rruga "Jodan Misja"

Grim Show është studio që bashkia e Tiranës po punon, ndërsa për drejtoren e investimeve të huaja Ilda Qazimllari, zona po ngjall interes në investitorë të huaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bulevardi-i-ri-nisin-punimet-ne-segmentin-e-dyte-16-km-perfundojne-ne-fund-2018