Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi gjerman e vlerëson më pozitive klimen e të bërit biznes në Shqipëri gjatë këtij viti. Por anketa e realizuar nxjerr në pah se disa faktorë janë përkeqësuar ndjeshëm. Dhoma gjermane e Tregtisë dhe Industrisë ngre si shqetësim disa faktorë siç janë parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca me tenderat publikë si dhe siguria ligjore.
Biznesi gjerman ngre një sërë problematikash me të cilat përballen në përditshmëri. Kreu i Dhomës gjermane të Tregtisë dhe Industrisë ka prezantuar anketën e klimës së të bërit biznes në Shqipëri për 2018, ku ka theksuar se shqetësim mbetet transparenca në tenderat publikë, siguria ligjore si dhe përfitueshmëria nga subvencionet.
Harmut Jarosch: Faktorët e vlerësuar më negativisht për 2018 nga biznesi gjerman janë aksesi në fondet mbështetëse shtetërore dhe të BE-së, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, transparenca me tenderat publik si dhe lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit. Rënie krahasuar me një vit kanë pësuar edhe kostoja e punës, disiplina në pagesa, barra tatimore, administrata tatimore dhe administrata publike.
Por çfarë pritshmërish ka biznesi gjerman për të ardhmen? Të anketuarit presin përmirësim të situatës krahasuar më një vit më parë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-gjerman-problem-transparenca-krimi-dhe-korrupsioni