Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit janë disa nga faktorët e vlerësuar negativisht në raportin e anketimit vjetor të shoqatës gjermane të industrisë dhe tregtisë në vendin tonë. Këto dy tregues së bashku me faktorët për shtetin ligjor janë disa nga kriteret kryesore për dhënien e votës pro për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor. Zëvendësambasadorja gjermane Anke Holstein tregoi disa nga kriteret e deputetëve gjermanë për vendin tonë dhe biznesin shqiptar.
Ju e dini që qeveria federale gjermane për të pranuar hapjen e negociatave është goxha e lidhur me votën e parlamentit gjerman. Dhe deputetët e bundestagut gjerman i vërejnë me vëmendje tema të tilla si lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe zbatueshmëria e reformës në drejtësi. Por janë dhe dy faktorë të tjerë që jaë reforma e Administatës Publike dhe zbatimi i të legjislacionit të pronës dhe të drejtave të pronarëve. Të 5-ta këto kritere janë më të rëndësishme, por më të rëndësishme janë 3 kriteret për sa i përket shtetit ligjor. Pra, kriteret për shtetin ligjor janë shumë primare për sa i përket vendimarrjes për hapjen e negociatave ose jo.
Nga ana tjetër raporti vlerësonte pozitivisht klimën e biznesit në vend krahasuar me një vit më parë. Ky anketim u krye për të nëntën herë në Shqipëri, teksa u anketuan rreth 38 kompani, të cilat paraqitën perspektivat e Shqipërisë si një vend investimesh.