Report TV - Izet Haxhia ekstradohet në Shqipëri

2018-05-15 4

Nesër në mbrëmje Izet Haxhia pritet ekstradohet Shqipëri. Burime të Report TV kanë konfirmuar se janë marrë të gjitha masat për të marrë në dorëzim në aeroportin e Rinasit, Izet Haxhinë, mbi të cilin në vendin tonë rëndon dënimi me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Avokati i Haxhisë, Fran Dashi konfirmoi për Report Tv nisjen e procedurave për ekstradimin e Haxhisë, i cili ka kërkuar që të vij në Shqipëri dhe do të kërkoj riphajpen e procesit Hajdari. Në intervista të mëparshme Izet Haxhia ka deklaruar se ka prova të forta që implikojnë personazhe të rëndësishëm në vrasjen e Azem Hajdarit mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha.