Ora News - Borxhi tatimor, gjatë 2017 detyrimet e bizneseve rezultojnë 95.5 mld lekë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ka pësuar ulje, borxhi tatimor vijon të mbetet një shqetësim.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, gjatë vitit 2017 detyrimet e papaguara nga biznesi arrijnë në 95.5 miliard lekë.Ndërkohë që shqetësues është fakti që pjesa më e madhe e kësaj shume zotërohet nga subjektet pasive. Borxhi tatimor ka pësuar ulje me 51.6 miliard lekë krahasuar me 2016 por efekt në këtë ulje ka dhënë edhe zbatimi i ligjit të faljes.

Borxhi i biznesve ndaj administratës tatimore gjatë vitit 2017 rezulton të jetë 95.5 miliard lekë.

Të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve tregojnë se pavarësisht se në krahasim me 2016 ka pësuar një rënie me 35 % ose me rreth 51.6 miliard lekë, përsëri niveli i tij konsiderohet shqetësues.

Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Tatimeve, borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet zë pothuajse gjysmën e borxhit në total dhe kap vlerën 45.5 miliard lekë.

Peshën kryesore të borxhit ndaj tatimeve e mban TVSH-ja me 36%, e ndjekur nga tatim-fitimi me 28%, e ndjekur nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 12% dhe TAP me 2%.

Problem mbetet fakti që subjektet e kaluara me status pasiv zotërojnë më shumë se gjysmën e borxhit tatimor.

Niveli i borxhit tatimor tregon vështirësitë me të cilat po hasen bizneset në vendin tonë, duke mos pasur mundësi që të shlyejnë detyrimet ndaj administratës tatimore.

Ndërkohë për të ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura që biznesi i ka administratës tatimore, tashmë është hartuar një strategji ku sipërmarrja mund të bëjë një kontratë-marrëveshjeje me tatimet, për të paguar me këste.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/borxhi-tatimor-gjate-2017-detyrimet-e-bizneseve-rezultojne-955-mld-leke