Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur na ndajnë pak më shumë se një muaj nga vendimi përfundimtar, Holanda është një nga vendet më skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe që mendon se vendi ynë nuk është gati për këtë proces.
Një grup deputetësh holandezë ndodhen në Tiranë për një raport fakt-mbledhës para se parlamenti i vendit të tyre të marrë një vendim.
Dhe pas takimit me kreun e qeverisë dhe më pas me kreun e Partisë Demokratike dhe deputetë të tjerë e shoqërinë civile ata kanë thënë pa asnjë mëdyshje se qeveria e tyre është ekstremisht hezituese për të hapur negociatat me Shqipërinë.
Pieter Omtzigt: Është bërë një propozim nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE.Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shohim Francën dhe Gjermaninë do të shihni hezitim për të hapur negociatat. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision fakt-mbledhës me anëtarë të 7 partive holandeze, të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do të kemi një debat sesi po shkon zbatimi i 5 prioriteteve.
Deputeti,Pieter Omtzigt,nga Partia Kristian Demokrate është pyetur nga gazetarët dhe për çështjen hetimore ndaj ish-Ministrit Tahiri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapja-e-negociatave-skeptiket-holandeze-vijne-ne-shqiperi-reformat