Ora News - KLD rrëzon kërkesën e ministres Gjonaj, nuk shkarkon asnjë gjyqtar

2018-05-15 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke mos shkarkuar asnjë gjyqtar.

Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, KLD ka vendosur masën 'Vëretje'

KLD në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjet e gjyqtarëve Merita Xhani, Brunilda Kasmi

Po ashtu KLD ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresaj Beçaj, e cila do të jetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.

Kjo e fundit ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos rikthimin në detyrë edhe të gjyqtares, Pajtime Fetahu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-meta-mbledh-kld-pritet-shkarkimi-i-4-gjyqtareve