Fatmir Hoxha është gjyqtari i tretë i Kushtetueses i cili ka probleme me justifikimin e pasurisë, sipas Komisionit të Pavarur të Kualfikimit. Në seancën dëgjimore, ku vetë Hoxha nuk ishte i pranishëm pasi zgjodhi të perfaqësohej nga avokati i tij, sipas komisionit ai nuk justifikon mënyrën e blerjes së një apartamenti në Tiranë, për një shumë prej 140 mijë Eurosh.
Trupa e komisionerëve sqaroi se ai nuk justifikon një shumë prej 275 mijë lekësh në vitin 2003 dhe 1.7 milion Lekë të tjera në vitin 2011. Por sipas avokatit ato janë të justifikuara. Paratë e vitit 2003 janë dhurata në dasmën e gjyqtarit. Për këtë ata kërkuan të paraqesin si provë edhe filmimet e dasmës por që nuk u pranuan nga KPK. Ndërsa paratë e vitit 2011 janë të ardhrua të përfituara nga orenditë e shitura të shtëpisë në Shkodër.
"Nga 2011 është emëruar anëtar u Gjykatës Kushtetuese dhe është transferuar nga Shkodra ku ka pasur banesë, të cilën e ka shitur. Është ende një borxh që po shlyhet së bashku me kredinë e marrë. Kredia është marrë në vitin 2007. Për të blerë banesën, është dhënë miratimi. Borxhi që i ka marrë kunatit, është marrë për të njëjtat arsye dhe deri më sot është shlyer. Nuk ka asnjë pasuri tjetër".
Nga hetimi i KPK rezulton se Hoxha ka marrë një borxh prej 28 mijë Eurosh tek kunati i tij dhe nje kredi të butë 5 milionë Lekë të cilën vazhdon ta paguajë. Sa i përket pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, gjyqtari nuk ka probleme. Vendimi per gjyqtarin Hoxha do të merret në datën 10 Maj.