http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do te ketë rritje te çmimit te bukës. Kështu shprehet nje nga prodhuesit e mëdhenj, i cili kundërshton hapur pretendimet e shoqatës qe kërkon te trajtohen me te njëjtin çmim te energjisë elektrike, si furrat ashtu edhe ato pika qe krahas bukës prodhojnë dhe produkte te tjera.
Ndërsa drejtues te shoqatës se prodhuesve te bukës te kontaktuar nga Vizon Plus jashtë kamares, thonë se jo te gjitha furrat trajtohen me te mjetin çmim te energjisë elektrike, edhe pse ne fakt nje pjese e madhe e këtyre subjekteve funksionojnë edhe si pastiçeri.
Ndërkohe Operatori i Shpërndarjes se Energjisë ka reaguar duke thëne se janë respektuar vendimet e ERE, duke aplikuar çmimet e përcaktuara për kategori të caktuara të këtij biznesi.
Për vitin 2018, çmimet e vendosura nga Enti Rregullator për furra buke janë 7.1 dhe 7.6 leke, ndërsa gjate monitorimeve ne terren janë konstatuar edhe biznese qe pretendonin se kishin furre buke, por rezultonin me aktivitet tjetër.