http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVMinistri i jashtëm polak deklaron ne Tirane mbështetjen e vendit te tij per çeljen e negociatave. Ne konferencën e përbashkët per shtyp me homologun Bushati, shefi i diplomacisë polake e vuri theksin tek aksioni intensiv qe duhet te ndërmarre Shqipëria, per te bindur anëtaret e unionit. Jacek Kaputovic konfirmoi ngritjen e nje grupi qe mbështet zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa ministri ynë i jashtem Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria eshte e vendosur per tu bere pjese e familjes europiane. Ai vlerësoi edhe nismën e Greqisë per te organizuar takimin ne mbështetje te çeljes se negociatave
Lidhur me bisedimet me Greqinë per kufirin detar ministri per europen e punet e jashtme, tha se nuk është e rëndësishme data se kur firmoset marrëveshja, por qe ajo te jete e zbatueshme.
Ndërkohe ministri i jashtëm grek Kotzias ka konfirmuar se do te takohet brenda pak ditësh me homologun Bushati.