Report TV - Vokshi- Kumbaros: E çmendur, paratë e drogës po prishin Teatrin

2018-05-15 0

Debati mbi shembjen ose jo të Godinës së Teatrit Kombëtar ka vijuar në Komisionin e Medias, ku prania e ministres Kumbaro ka shkaktuar debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë diskutimit të projektligjit të trashëgimisë kulturore, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi shfaqi disa fotografi të projektit të Teatrit të ri që do të ndërtohet.

Ajo u shpreh se është ?çmenduri që të flasësh për trashëgiminë kur prish Teatrin Kombëtar dhe pastron paratë e drogës në atë vend?. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve socialistë, që kanë nisur kundërsulmin duke mbrojtur ministren e Kulturës.

Debati

Vokshi: Hajde bëhemi bashkë që të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.

Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.

Vokshi: Në cilën pjesë?

Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.

Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.

Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.

Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.

Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.

Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?