TIRANE-Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha nuk justifikon pasurinë. Ky është përfundimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që u zhvillua sot. Edhe pse jo zyrtarisht, Hoxha pritet që të ketë fatin e kolegëve të tij, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, që u shkarkuan.
Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme, por KPK ka bërë hetimin e vet, nga ku rezultoi se Hoxha ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë.
Përsa i përket figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK thekson se ndaj gjyqtarit janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët. Pas fjalës së relatores, avokati Mërtiri ka mbrojtur klientin e tij (gjyqtari nuk ishte n seance) duke thënë se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati, ndërsa një pjesë të parave që sipas KPK nuk justifikohen e ka siguruar nga dy dasmat, e tij dhe e bashkëshortes në vitin 2002. Avokati ka dorëzuar edhe kasetat e dasmës, si provë filmike që sipas tij janë mbledhur lekët dhe dhuratat nga familjarët, por trupi gjykues nuk i ka pranuar.
Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI. Mos u përqendroni te kasetat e dasmës. Në 2003 është pretenduar një shumë që nuk justifikohet, por nga një dasmë tradicionale është shumë normale të lënë nga miqtë dhe të afërmit.
Hoxha, nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtueses, në Shkodër ka shitur një banesë bashkë me orenditë. Përsa i përket borxhit të marrë, ende nuk është shlyer, bashkë me një kredi të marrë. Kredia e butë është marrë sipas një vendimi të qeverisë si një nga funksionarë e lartë, ishte i pastrehë, pasi vinte nga Shkodra. Kredia është marrë për të blerë banesën në Tiranë. Borxhi kunatit është marrë për apartamentin dhe është shlyer.