Turistja austriake, Adelhat Wolper, ka falënderuar policinë shqiptare, që e gjeti pas nëntë orësh kërkime në pyllin e Llogarasë, teksa kishte humbur rrugën, pasi ishte ndarë nga grupi.
Në videon e publikuar nga policia, 45-vjeçarja shfaqet me një tufë mimozash në duar, teksa shprehet se efektivët i shpëtuan jetën dhe për këtë është shumë e lumtur.
Shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin shumë të mrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur. Policia njofton se ka gjetur pas 9 orësh kontroll në pyllin e Llagarasë turisten austriake, e cila humbi rrugën ditën e djeshme, teksa u nda nga grupi.
Policia njofton se është gjetur shëndoshë e mirë 45-vjeçarja Adelhat Wolper, e cila i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.