Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodër është festuar këtë 6 maj dita e luleve. Aktivitetet e larmishme kanë bërë bashkë të mëdhenj e të vegjël për t`i utuar mirëserdhjen pranverës shumë ngjyrshe dhe ripërtëritjes së natyrës.
Mes luleve shumëngjyrëshe, atmosferës festive dhe gëzimit të fëmijeve, nisën në Shkodër festimet e 6 Majit, ditës së luleve.
Një festë tradicionale që prej vitesh bën bashkë të vegjel e të rritur, në Shkoder të gjithë i këndojnë Lule Borës, Karajfilave, luleve të bukura që sjell pranvera. Ky qytet e ka një arsye, sepse është i bahçeve plot lule të cilave i ka kushtuar 150 tekste këngësh dhe 6 Majin e ka pagëzuar si ?Dita e luleve?.
Kjo feste e ripërtëritjes në Shkoder festohet plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi kësaj dite, megjithëse ndryshe nga vitet e kaluara, nuk e ka atë gjallërinë dhe masivitetin që e ka karakterizuar.
Përmes kësaj atmosfere Shkodra ka nisur marëdhenien e re me natyrën, e cila çdo 6 Maj i thotë lë pas dimrin, për të pritur plot ngjyra dhe aromë pranverën.
Festës i janë bashkuar dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. Romana Vlahutin në emër të tyre shpreh vlerësimet për kulturën shkodrane por nuk lë pas dhe një mesazh për integrimin
"Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu", tha ndër të tjera ambasadorja.
Përmes kësaj atmosfere Shkodra ka nisur marëdhenien e re me natyrën, e cila çdo 6 Maj lë pas dimrin, për të pritur plot ngjyra dhe aromë pranverën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkodra-feston-diten-e-luleve