Aneta Wolter, shqiptarja që kandidon për këshillin bashkiak në Gjermani

2018-05-15 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjermania zhvillon sot zgjedhjet për këshillat bashkiak, ndërsa mes kandidatëve ka edhe shqiptarë. Aneta Wolter është njëra prej tyre, e cila kandidon në siglen e CDU në bashkinë Lubeck.

Në një lidhje direkte për Ora News, ajo u shpreh optimiste për fitoren e saj.

Aneta Wolter: Shpresoj që kesaj radhe të kemi rezultate të mira në zgjedhjet lokale dhe ekzistojnë dy mundësi për tu futur në këshillin bashkiak. E para nëse fitohet direkt një zonë, ose përmes listës. Zona ku unë kandidoj është zonë social demokrate, por shancet i kemi që ta marrim këtë zonë direkt. Është edhe shanci përmes listës që është shumë i madh.

Ajo tha se përfaqësimi i shqiptarëve në rang lokal është shumë i rëndësishëm. Ëolter tha se sa më shumë të jemi aktiv në politikën gjermane aq më shumë mund të marrim influencë mbi vendimet që do të merren për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aneta-wolter-shqiptarja-qe-kandidon-keshillin-bashkiak-ne-gjermani

Free Traffic Exchange