Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilloi dy takime në kuadër të Turit të llogaridhënies publike ?Puna për Shqipërinë që Duam?. Ahmetaj u ndal fillimisht në njësinë Lekaj të Bashkisë Rrogozhinë, i shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve kryesore vendore.
Është një iniciativë e re e Kryeministrit, ku qeverisja në të gjitha nivelet e veta që nga Kryeministri, Ministrat deri tek drejtorët rajonalë dhe drejtorët lokalë, do t?i japin llogari këtij komuniteti për të gjitha ato që kemi bërë dhe për të gjitha ato që nuk kemi bërë dot, apo që do duhet të bëjmë në të ardhmen
Arben Ahmetaj