Detaje te reja mbi trupin e djegur ne Fushe–Kruje

2018-05-15 0

Në vendin ku një burrë u shkrumbua brenda makinës, ka ende mbetje kockash. Siç shikoni dhe nga pamjet, në Derven, ku të shtunën u gjet makina e djegur e brenda saj një burrë i karbonizuar, shumë detaje janë lënë pas.

Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës. Paraprakisht dyshohet të jete shtetasi Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 Maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë.

Kurse burime te policise shqiptare treguan se Xhavit Osmani 60 vjeç ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina, me 29 Prill.

Për disa ditë me radhë ai nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të familjarëve. Ka dyshime që burri mund të jetë ekzekutuar pak pasi ka hyrë në Shqipëri, dhe më pas makina bashkë me trupin e tij u dërguan në vendin ku dhe i është vënë flaka. Dyshimet janë për një hakmarje nga ish-miqtë e kosovarit në Fushë-Krujë.

Një zyrtar i policisë i tha televizionit Klan, që vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona ku u gjet makina e djegur. Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë-Krujë.

Megjithatë pritet AND dhe ballafaqimi me familjaret për të saktësuar zyrtarisht nëse viktima është Xhavit Osmani, apo jo.

Tv Klan

Free Traffic Exchange