PD: Rama po e le te lire Tahirin

2018-05-15 0

Demokratët thonë se lënia e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit është jo vetëm një lojë e Kryeministrit për të mbyllur dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm, por njëherazi edhe provë e qartë e kapjes së drejtësisë nga kreu i qeverisë.

?Pse?! Sepse ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë më e rëndë se kaq. Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe drejtësinë i vetmi qëllim i Ramës ishte mbrotja e Tahirit, dmth mbrotja e vetes. Për këtë arsye sot Tahiri vazhdon të jetë i lirë çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte prapa hekurave sepse ka garancinë e plotë të prokurorit të përgjithshëm, Edvin Rama.?

Nënkryetari i Partisë Demokratike tha gjithashtu se projekti i kanabizimit të vendit mban vulën e Kryeministrit Rama. Paloka paralajmëron se përballë një prokurorie të kapur, ky projekt do të zbardhet nga opozita në Komisioni Hetimor Parlamentar që drejtohet prej tij.

Tv Klan