Ora News - Klosi në Berat: Do anullohen edhe lejet e guroreve, jo vetëm të HEC-eve

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania që ka marrë lejen për ndërtimin e HEC-eve në Osum ka ankimuar vendim për anullimin e tyre, por Ministri i Mjedisit Blendi Klosi është shprehur i sigurtë se ndërtimi i HEC-eve nuk do të vijojë.

Nga Skrapari ku ka qenë në një takim me qytetarët ministri Klosi, jo vetëm për HEC-et por paralajmëroi anullimin e të gjitha lejeve për guroret.

Blendi Klosi: "Mund të ketë edhe këtu që do ta ngrejnë shqetësimin: A duhen HEC-et apo duhet bukuria natyrore? Unë mendoj dhe kam qenë publikisht pro mbrojtjes së natyrës shumë të bukur që ka kjo zonë. Kemi bërë një vendim tani që do t?i revokojmë fare lejet për të mos pasur mundësi që Mali i shenjtë i Tomorit, një mrekulli natyrore, turistike nuk mund të jetë mali që çirret dhe transformohet si askund tjetër i shkatërruar."

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se zhvillimet ekonomike nuk mund të cënojnë mjedisin dhe se biznesi duhet të zhvillohet në zona ku impakti në mjedis është më i vogël.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-ne-berat-do-anullohen-edhe-lejet-e-guroreve-jo-vetem-te-hec-eve

Free Traffic Exchange