Tragjedi ne nje familje ne Tirane

2018-05-15 9

Në katin e tretë të këtij pallati pranë Rrugës së Elbasanit, banonte prej dy javësh me qira familja e 25-vjeçarit Brian Skrapari.

I riu, të shtunën në mbrëmje, qëlloi prindërit disa herë me thikë e më pas u hodh nga ballkoni i shtëpisë. Ai ndërroi jetë këtë mëngjes në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, për shkak të plagëve të rënda.

Policia tha se rreth ores 22:00 ai kishte pasur një grindje me babain. Fillimisht kishte qëlluar me thikë të ëmën, Anilen 53-vjeçare e më pas e kishte goditur 10 herë edhe të atin, Ermir Skrapari 60 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve. Hetimet e policisë nuk kanë mundur të zbardhin motivin e ngjarjes.

Por dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor prej së paku tri vitesh. Në banesë policët i kanë gjetur një sasi medikamentesh që ai përdorte për t?u kuruar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange