Report TV - Tiranë, makina humb kontrollin dhe godet dy makina në lavazh, 4 të plagosur

2018-05-15 0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në kryeqytet, teksa një makinë ka humbur kontrollin, duke marrë para kalimtarët që po lëviznin në rrugë.

Ngjarja është shënuar në një lavazh rrugën ?Vangjel Noti?, në zonën e Laprakës, ku drejtuesi i mjetit tip ?BMW X5? ka qenë me shpejtësi të lartë, kur ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet tjetër tip 'Benz', e më pas kalimtarët. Mësohet se 'BMW-ja' ka shmangur një fëmijë, i cili i kishte dalë para në rrugë, duke shkaktuar më pas aksidentin.

Për pasojë, janë plagosur dy punonjësit e lavazhit, një kalimtar dhe një taksist, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin mjekime