http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim tritoli tronditi Lushnjën ne orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti tip ?Fiat? në lagjen 18 tetori por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia e Lushnjës tha se makina në të cilën ishte vënë eksplozivi është në pronësi të Altin Ahmetaj, nga qyteti i Lushnjës. Hetuesit thanë se 44-vjeçari e kishte parkuar automjetin në një rrugicë në afërsi të banesës.
Nga shpërthimi u dëmtua dhe një mjet tjetër i parkuar ndërsa pas marrjes në pyetje te Ahmetajt mësohet se ai ka mohuar konfliktet me persona të tjerë.
Ky është rasti i dytë i vendosjes së eksplozivëve në Lushnjë kur një muaj më parë iu vendos tritol një mjeti tjetër.